Vrasje e rëndë në Vushtrri

Kronikë e zezë

Vrasje e rëndë në Vushtrri

Nga: Valbona Mazreku Më: 29 janar 2015 Në ora: 18:02

Në Vushtrri, është gjetur pa shenja jetë një person rreth 75 vjeçar, për të cilin policia ka filluar hetimet duke e klasifuar rastin si vrasje e rëndë.

Dje rreth orës 16 e 30 , viktima V. B nga Vushtria është gjetur pa shenja jete nga motra e tij , që kishte shkuar ta vizitonte , meqë ai jetoni i vetëm.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i tha Bota sot “ se pas paraqitjes së rastit nga motra e viktimës , njësitet policore së bashku me ekipin emergjent të QKMF-së në Vushtrri kanë shkuar në vendin e ngjarjes, dhe nga mjeku është konstatuar vdekjen e viktimës, por mbi trupin a pajetë janë vërejtur shenja dhune si dhe gjurmë gjaku.

“ Duke u bazuar në rrethanat e vendit të ngjarjes dhe gjurmët të gjetura në trupin e viktimës, hetuesit e njësisë rajonale kanë nisur hetimet në vendin e ngjarjes, nën autorizimin dhe prezencën e prokurorit, dhe rasti është klasifikuar si “Vrasje e rëndë”, ndërsa trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Nuk mund të them asgjë për pistat e hetimit, meqë hetimet janë në fazën fillestare”, tha Zahiti për Bota sot.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat