E tmerrshme: Familjarët e mbytën vetëm se deshi të martohej!

Kronikë e zezë

E tmerrshme: Familjarët e mbytën vetëm se deshi të martohej!

Më: 29 janar 2015 Në ora: 16:50

Në një park pranë Darmstadtit, është gjetur trupi i vdekur i një vajze të re, 19 vjeçare, pakistaneze. Menjëherë pas gjetjes së trupit, ka reaguar policia duke arrestuar familjarët e vajzës, të atin (41), nënën (51), tezen (36) dhe xhaxhain (39).

Sipas medieve gjermane, motivi i vrasjes së vajzës së re, dyshohet të ketë qenë: familjarët nuk deshën ta martonin sepse ishte e re.

Viktima është shtetase gjermane me origjinë pakistaneze, siç ka thënë prokurorja Nina Reininger, duke shtuar se prindërit e vajzës së re kanë lindur në Pakistan.

Rreth asaj se me kënd deshi të martohej vajza e re, thuhet se edhe djali gjithashtu ishte një nënshtetas gjerman me prejardhje pakistaneze.

Mbi origjinën e xhaxhait dhe hallës së saj, prokuroria ende nuk kishte informacione.

Sipas asaj që dyshohet, vajza e re ishte mbytur në apartamentin e tyre në Kranichstein - me anë të një karroce ishte transportuar deri tek në një makinë për tu hedhur pastaj tek parku i makinave në një argjinaturë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat