Tenton të vetëvritet 42 vjeçar

Kronikë e zezë

Tenton të vetëvritet 42 vjeçar

Nga: Diana Bunjaku Më: 29 janar 2015 Në ora: 15:46

Rasti tjetër i tentim vrasjes, është shënuar në Prizren, ku një person i moshës 42 vjeçare kishte tentuar të vetëvritet si pasojë e kushteve të rënda ekonomike. Zëdhënësi i Policisë në Prizren Hazir Berisha , ka konfirmuar rastin duke thënë, se këtu bëhet fjalë për një person të moshës, 42 vjeç nga Prizreni, i cili kishte tentuar të kryej vetëvrasje, duke përdor një lloj pluhuri i cili përdorët për pastrimin e kanalizimeve.

“Sipas hetimeve të policisë viktima pasi kishte gëlltitur substancën, ishte vërejtur nga familjarët me c rast ishte dërguar në Spitalin Rajonal në Prizren për ndihmë mjekësore. Ndërkaq për shkak të seriozitetit të gjendjes shëndetësore të viktimës mjekët kanë vendosur që i njëjti të dërgohet në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë”, ka bërë të ditur Berisha./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat