Vetëvritet 57 vjeçarja me litar

Kronikë e zezë

Vetëvritet 57 vjeçarja me litar

Nga: Diana Bunjaku Më: 29 janar 2015 Në ora: 15:42

Ndonëse në gjashtëmujorin e parë të vitit 2014 për çdo dy javë ka ndodhur një vrasje, viti 2015 ka filluar menjëherë me dy raste të vetëvrasjeve dhe një tentim vrasje.

Sipas statistikave të PK-së, në periudhën janar-qershor të viti 2014 ndodhur 27 vetëvrasje, dhe 196 tentim vetëvrasje, qe i bie se, për çdo javë një person ka vendosur që të heqë dorë nga jeta e tij.

Sh. L 57 vjeçare nga fshati Lëbushë të Deçanit, është privuar nga jeta duke bërë vetëvrasje me anë të litarit .

Zëdhënësi i PK-së për rajonin e Pejës Xhevat Ibraj, ka thënë për “ Bota sot” se në vendngjarje ka dal, Njësia e Hetuesisë së Krimeve Serioze të Pejës si dhe Prokurori i Shtetit.

Sipas tij, viktima është vete varur në rrethojat e shkallëve brenda shtëpisë.

“ Pas informatës njësit policore kanë dal menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë vërejtur se në brendësi të shtëpisë së banimit, në pushimoren e shkallëve ndërmjet dy kateve të shtëpisë, gjendej një trup i gjinisë femërorë. Ku mendohet se viktima ishte vetevarur në rrethojat e shkallëve”, ka thënë Ibraj.

Kurse me urdhër te prokurorit trupi i viktimës është tërhequr nga vendi i ngjarjes nga ana e mjekëve të mjekësisë ligjore dhe është dërguar në Institutin mjeko-ligjor në Prishtinë për ekzaminim ligjor. Rasti do të hetohet dhe procedohet në Prokurori nga njësiti hetimor Rajonaj”, ka bërë të ditur Ibraj.

Në vendin e ngjarjes ka dal ekipi i mjekëve nga QKMF në Deçan të cilët konstatuan se trupi i shtrirë i viktimës, ishte pa shenja jete./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat