Rrëzohet helikopteri me 1 ton hashash në Spanjë, drejtohej nga një major shqiptar

Kronikë e zezë

Rrëzohet helikopteri me 1 ton hashash në Spanjë, drejtohej nga një major shqiptar

Më: 29 janar 2015 Në ora: 13:20

Një helikopter me një ton hashash është rrëzuar mbrëmjen e djeshme në Spanjë, pasi ka rënë në kontakt me telat e energjisë së një shtylle elektrike.

Sipas medieve spanjolle, helikopteri ishte duke u ndjekur nga policia spanjolle në momentin e rrëzimit. Dy pilotët që ndodheshin në bord kanë mbetur të vdekur.

Mësohet se ai që drejtonte mjetin fluturues është Sokol Feka, major i Forcave të Armatosura shqiptare.

Lajmin e njoftoi nga foltorja e Kuvendit vetë kryeministri Edi Rama, sipas të cilit Ministria e Jashtme e Shqipërisë është njoftuar për një lajm se forcat spanjolle kanë rrëzuar një avion me drogë që vinte nga Maroku dhe drejtuesi i helikopterit është një major shqiptar.

“E mora fjalën se para pak minutash Ministria e Jashtme është njoftuar për një ngjarje të rëndë në Spanjë, ku strukturat e gardës civile spanjolle kanë rrëzuar një helikopter që transportonte drogë nga Maroku drejt Spanjës dhe piloti i helikopterit është një Major i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë. Ky major është në strukturat e Forcave të Armatosura prej 18 vitesh. Një ndër pilotët më të besuar. Çfarë sensi ka që ne t’i hyjmë në grindjeje a është majori juaj apo i yni?”, tha Rama duke iu drejtuar opozitës.

Sokol Feka e kishte marrë gradën major në vitin 2009.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat