Theret me thikë i mituri

Kronikë e zezë

Theret me thikë i mituri

Nga: Diana Bunjaku Më: 29 janar 2015 Në ora: 11:00

Pas një zënke dhe fyerjesh në mes veti, dy të miturit kishin vendosur ti “ qërojnë “ hesapet me mjete të mbreta, (thika) pa menduar për pasojat e mëtutjeshme.

I dyshuari (17) kishte nxjerrë thikën nga xhepi, me ç’rast kishte qëlluar në pjesën e shpinës, viktimën (14) vjeçar, duke i shkaktuar kështu edhe plagë të thellë në shpinë, deri në 4 centimetra.

Mjeku kujdestar N.N. ka bërë të ditur, se edhe përkundër plagës, prej 4 cm, në regjionin e shpinës, fatmirësish i mituri, ia ka arrit të dal, dhe pas mjekimit, gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani tha se ngjarja ka ndodh në Viti, gjegjësisht në rrugën “ Dëshmorët e Vitisë”, rreth orës 17:35.

Sipas tij, viktimës fillimisht i ofruar ndihma e parë mjekësorë në Qendrën Klinike të Mjekësisë Familjarë në Viti, dhe më pas është transferuar në Spitalin rajonal të Gjilanit, për tretman të mëtutjeshëm.

“ Me këtë rast policia ka arrit ta arrestojë të dyshuarin i cili pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, ka thënë Hashani, duke shtuar se ky është rasti i parë, i kësaj natyre që është shënuar këtë vit në rajonin e Gjilanit.

Shaip Hasani, sociolog, ka thënë se ky sindrom fatkeqësisht sikur ka marrë hov në vendin tonë.

Ai ka theksuar se therjet me thika dhe dhuna në mes të miturve, është pamundur të parandalohet. Sipas tij, mos edukim i duhur i prindërve, dhe mungesa e ligjëratave të ndryshme nga mësimdhënësit, janë ndër faktorët që mund të ndikojnë në pasoja dhe rrezikshmëri.

“ Të gjitha këto së bashku ndikojnë në një dhunë të pakontrolluar e cila nuk mund të pengohet assesi. Të rinjtë duhet t’i shmangen dhunës, sulmeve me armë të ftohta, rritjes të madhe të përdorimit të narkotikëve dhe alkoolit, në mënyrë që të mos hasen me probleme të tilla”, ka thënë Hasani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat