Vrasje në tentativë, therrje me skallper, arrestim i personave të kërkuar

Kronikë e zezë

Vrasje në tentativë, therrje me skallper, arrestim i personave të kërkuar

Më: 29 janar 2015 Në ora: 08:48

Gjatë ditës së djeshme Policia e Kosovës në rajonin e Pejës ka arrestuar tre persona në tri aksione të ndryshme. Të dyshuarit janë arrestuar për krime të ndryshme dhe të njejtit në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Pejë janë dërguar për në mbajtje.

Vrasje në tentativë

Por këto nuk ishin aksionet e vetme të Policisë së Kosovës në atë rajon. Policia në rrugën “Faton Nikqi” në Pejë dje rreth orës 16:00 ka parandaluar një vrasje në tentativë. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull K-shqiptar dhe i njëjti me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje.

E therr me skallper

Kishin filluar një zënkë e si pasojë e saj erdhi edhe deri te përdorimi i skallperit.
Në komunën e Vitisë i dyshuari mashkull me kombësi shqiptare rreth orës 17:35 gjatë ditës së djeshme ka therur viktimën. Viktimës fillimisht i është ofruar ndihma mjekësore në QKMF-Viti dhe më pas është dërguar në Spitalin Rajonal në Gjilan për tretman të mëtutjeshëm dhe, sipas mjekut kujdestar është jashtë rrezikut për jetë.
Policia menjëherë ka dal në vend të ngjarjes dhe ka arrestuar të dyshuarin K-shqiptare.
I dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat