Zbulohet një laborator tjetër i drogës në Shqipëri

Kronikë e zezë

Zbulohet një laborator tjetër i drogës në Shqipëri

Më: 29 janar 2015 Në ora: 08:14

Policia në Shqipëri ka zbuluar dje edhe një laborator droge. Në fshatin Mifol të qytetit të Vlorës, policia ka kapur mbrëmjen e djeshme rreth 150 kilogram lëndë narkotike në një laborator ku bëhej paketimi i tij.

Jashtë këtij laboratori që gjendej në një banesë, njësiti Antidrogë, ka gjetur rreth 80 pako me kanabis, ndërsa në total janë sekuestruar rreth 150 kg lëndë narkotike e llojit kanabis sativa.

Banesa ku zhvillohej ky biznes rezulton në emër të Agron Velajt, por gjatë bastisjes i njëjti nuk kishte qenë në banesën e tij.

Policia ka intervistuar familjarët përderisa ka sekuestruar edhe dy vetura.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat