Vlorë, zbulohet një laborator paketimi lëndësh narkotike

Kronikë e zezë

Vlorë, zbulohet një laborator paketimi lëndësh narkotike

Më: 29 janar 2015 Në ora: 00:14

Gjatë orëve të vona të së mërkurës policia ka bërë të ditur se, në sajë të operacionit të koduar “Mifoli”, ka sekuestruar një sasi të konsiderueshme lënde narkotike dhe ka zbuluar një laborator droge në Vlorë.

Sasia e lëndës narkotike dhe lloji i saj ende nuk janë bërë të ditur, ndërsa mësohet se gjatë zhvillimit të këtij operacioni, në zonën e Novoselës, është zbuluar edhe një laborator droge.

Sipas policisë, laboratori përdorej për të paketuar lëndën narkotike, ndërsa vazhdon puna për të identifikuar personat e përfshirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat