Ja si u ekstradua në Maqedoni grua-makro nga Gostivari (Video)

Kronikë e zezë

Ja si u ekstradua në Maqedoni grua-makro nga Gostivari (Video)

Më: 28 janar 2015 Në ora: 22:49

Policia greke ka ekstraduar më 25 janar në Maqedoni gostivarasen Zhaneta Basha, 54 vjeçare. Ajo është transferuar në burgun e Idrizovës, ku duhet të vuaj dënim në kohëzgjatje prej 10 vitesh. Policia e Maqedonisë e ka kërkuar atë me fletëarrest ndërkombëtar të lëshuar në prill të vitit të kaluar, kurse policia greke e ka arrestuar më 22 shtator të vitit 2014.

Në vitin 2012, Gjykata themelore në Gostivar e ka shpallur atë fajtore për vepër penale “Tregti me persona të moshës së mitur”.

Më konkretisht, ajo akuzohet se në punë dhe seksualisht ka eksploatuar disa vajza të moshës së mitur, në atë mënyrë që të dëmtuarat kanë punuar si kamerier dhe shoqëruese të mysafirëve në disa lokale në Gostivar. Ajo poashtu i ka urdhëruar vajzat adoleshente që të ju ofrojnë shërbime seksuale disa personave për 2.000 ose 3.000 denarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat