Vjedhja e energjisë, policia arreston 23 persona, 23 të tjerë në kërkim

Kronikë e zezë

Vjedhja e energjisë, policia arreston 23 persona, 23 të tjerë në kërkim

Më: 28 janar 2015 Në ora: 22:41

Vijon puna e përbashkët e Policisë së Shtetit dhe OSHEE-së në të gjithë vendin për evidentimin dhe vënien para drejtësisë të autorëve të vjedhjes së energjisë elektrike, si dhe për ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme të energjisë elektrike.

Në të gjithë vendin gjatë tre ditëve të para të kësaj jave kanë vepruar 131 grupe të përbashkëta Polici-OSHEE çdo ditë. Janë kryer kontrolle të përbashkëta Polici – OSHEE në 4.776 raste.

Si rezultat i kontrolleve të kryera në terren në abonentët biznes dhe familjarë, janë evidentuar 54 raste të vjedhjes së energjisë elektrike me 56 autorë.

Nga këta janë arrestuar në flagrancë 23 persona, të cilët akuzohen për vjedhje të energjisë elektrike, janë shpallur në kërkim 23 persona, si dhe ndiqen në gjendje të lirë 10 persona, ndër ta 3 faturistë për mbifaturim të energjisë te abonentët familjarë.

Gjithashtu, janë ndërprerë 3.243 lidhje të abonenteve debitorë dhe 53 lidhje të paligjshme, si dhe janë kontrolluar 196 kabina elektrike dhe abonentët që furnizohen nga këto kabina.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat