Nuk caktoi kufijtë, ndjekje penale ndaj kryeregjistruesit të pronave

Kronikë e zezë

Nuk caktoi kufijtë, ndjekje penale ndaj kryeregjistruesit të pronave

Më: 28 janar 2015 Në ora: 21:44

Efektivët e Krimit Ekonomiko- Financiar në Lezhë kanë bërë procedim penal ndaj kryeregjistruesit në Z.V.R.P, pasi nuk kishte caktuar kufijtë e dy shtetasve të tjerë.

Ndue V. 53 vjeç, banues në lagjen “Beslidhja”, ka regjistruar tokat e shtetasve P. B., dhe P. M., banues në Tale, duke mos ju përcaktuar kufijtë e pronave.

Gjithashtu ka nisur procedimi penal ndaj shtetasit Sandër S., 46 vjeç, banues në Gjadër, pasi dyshohet se ka falsifikuar hartat topografike, si dhe aktin e marrjes së tokës në pronësi, duke përvetësuar kështu një rrugë të përbashkët me shtetasin N. Z., banues në Blinisht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat