U merrte para me dhunë dhe shantazh biznesmenëve, 8 vite burg shqiptarit

Kronikë e zezë

U merrte para me dhunë dhe shantazh biznesmenëve, 8 vite burg shqiptarit

Më: 28 janar 2015 Në ora: 19:09

Një 33-vjeçar shqiptar dhe një shtetase moldave janë dënuar me nga 8 vite burg në Itali, pasi akuzoheshin për një sërë veprash penale.

Julian Bilo dhe Gheorghe Cebotari (33 vjeçe) janë dënuar nga një gjykatë në Trescore në Bergamo, për një sërë aktivitetesh kriminale si grabitje me dhunë dhe trafik droge.

Dy personat në fjalë përdornin kërcënimet, shantazhet dhe dhunën për t’u marrë njerëzve shuma të mëdha eurosh. Të preferuarit e tyre ishin kryesisht biznesmenët. Ata akuzohen edhe për trafik droge.

Ata u arrestuan në prill të vitit 2014 pas një urdhër-arresti të lëshuar nga gjykatësi John Petillo, bazuar në hetimet paraprake të policisë.

Nga hetimet e karabinierëve në Bergamo, u zbulua se në vitin 2013 çifti kishte dhunuar një biznesmen dhe bashkëshorten e tij në Kosta Mezzate, pasi ata nuk ishin bindur që t’u jepnin para.

“Ata ishin dhunues të paparë. Ata goditën burrin tim në fytyrë me shkopinj dhe pastaj na kërcënuan se nëse nuk do t’u jepnim para do të rrëmbenin vajzën tonë 16-vjeçare. Por në atë moment para nuk kishin, kështu që u dhashë makinën tonë “Audi”, tha gruaja e biznesmenit të dhunuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat