Laboratori i kokainës, hetimet zhvendosen edhe në Greqi

Kronikë e zezë

Laboratori i kokainës, hetimet zhvendosen edhe në Greqi

Më: 28 janar 2015 Në ora: 18:26

Referuar laboratorit të kokainës, mësohet se hetimet do të zhvendosen edhe në Greqi. "Top Channel" bën me dije se një grup hetuesish ndodhen në Selanik, për të shkëmbyer informacione me palën greke.

Burimet pohojnë se një grup hetuesish ndodhen në Selanik, për të shkëmbyer informacione me palën greke, jo vetëm për të gjetur se cilët ishin njerëzit që shoqëruan në këtë vend dy kolumbianët e arrestuar në Shqiperi, por edhe për të rënë në gjurmët e një tjetër kolumbiani që supozohet se ndodhet në Greqi. Burimet shtojnë se bëhet fjalë për një shtetas kolumbian me inicialet C.M., për të cilin thuhet se menaxhonte dy kimistët kolumbianë të arrestuar në laboratorin e kokainës.

Citohet se këto të dhëna janë jo zyrtare dhe se hetimet për persona të tjere të dyshuar po kryhen në sekret të plotë. Hetuesit kanë identifikuar edhe një tjetër kolumbian me emrin Gilbert, i cili mendohet se ka qënë aktiv në vendin tonë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat