Rrahja përfundon me therrje

Kronikë e zezë

Rrahja përfundon me therrje

Më: 28 janar 2015 Në ora: 17:21

Polica e Kosovës ka arrestuar 5 persona të dyshuar, pasi të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë rrahur në dy grupe mes veti. Incidenti ka ndodhur në mëngjesin e së martës, në rrugën “ Zija Shemsiu” në Prishtinë.
Daut Hoxha, zëdhënësi në Policinë e Kosovës, ka konfirmuar rasti në fjalë, dhe ka thënë se përveç rrahjes grupet mes veti, të dyshuarit kanë përdorur edhe mjete të forta të metalta si dhe një armë të ftohtë ( thikë ).
Sipas tij, nga sulmet e thikës, njëri prej pjesëmarrësve në rrahje, ka pësuar lëndime trupore , të cilit më pas, i është ofruar ndihma mjekësore për në QKUK, ku mësohet se është jashtë rrezikut për jetë.
“Pas arrestimit të 5 të dyshuarve, policia ka gjetur dhe konfiskuar në vend të ngjarjes, një revole të kalibrit 7.65 mm ,si dhe armën e ftohtë thikë. Polica është ende duke u marr me rastin, kurse me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. D. Bunjaku

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat