21-vjeçarja ofendon vjehrrën rrihet nga vjehrri dhe vëllai i burrit

Kronikë e zezë

21-vjeçarja ofendon vjehrrën rrihet nga vjehrri dhe vëllai i burrit

Më: 28 janar 2015 Në ora: 17:13

Policia e Lushnjës ka arrestuar në flagrancë 2 shtetas nga fshati Rremas i Lushnjes për shkak se ata kanë ushtruar dhunë ndaj nuses së djalit.
Në pranga kanë rënë Sadik Koçi, 62 vjeç dhe Fitim Koçi, 30 vjeç banues në fshatin Rremas të Lushnjës.
Sipas uniformave blu 21 vjecarja S.Koci është rrahur nga vjehrri dhe kunati i saj deri në fazën sa ajo ka përfunduar në spital. Rasti është referuar në polici nga mjekët e spitalit rajonal të Lushnjës dhe sipas bluve të Lushnjë gjithçka ka qenë rrjedhojë e zënkave dhe debateve të vazhdueshme mes nuses dhe vjehrrës.
Mësohet se bashkëshorti i 21 vjecares nuk ka qenë në banesë në momentin e debateve të ashpra mes nuses dhe prindërve të tij. Ndërsa vëllai i tij Fatmir Koci pas debatit i ka rrahur bashkëshorten.
Të gjitha materialet dhe provat i kanë kaluar prokurorisë së Lushnjës dhe pritet që gjykata të marrë vendimin për masën e sigurisë për Sadik dhe Fatmir Kocin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat