Shkatërrohet banda italo-shqiptare e trafikut të kokainës

Kronikë e zezë

Shkatërrohet banda italo-shqiptare e trafikut të kokainës

Më: 28 janar 2015 Në ora: 11:38

Policia italiane ka shkatërruar një ditë më parë në zonën e Teramos një bandë trafikantësh, në përbërjen e së cilit kishte edhe shqiptarë.

Të gjithë të arrestuarit merreshin me trafikimin e hashashit dhe kokainës, por në aktivitetet e tyre përfshiheshin edhe grabitjet me dhunë të bizneseve dhe banesave.

Sipas medieve italiane, grupi pak para se të arrestohej kishin planifikuar të grabisnin një argjendari në qendër të qytezës.

Në pranga kanë rënë 13 persona, katër prej të cilëve ishin shqiptarë.

Katër të arrestuarit shqiptarë, ndonëse të lindur në Durrës, Shijak dhe Elbasan banonin me dokumente të rregullta në qyteza afër Teramos, si në Giulianova, në Alba Adritica dhe Tortoreto.

Shqiptarët janë identifikuar si Igli Hyskaj, 36 vjeç, Daniel Spahiu, 30 vjeç, Olti Demaj, 33 vjeç dhe Erion Shima, 35 vjeç.

Në cilësinë e provës materiale policia sekuestroi 30 kilogramë drogë (hashash dhe kokainë).

Grupi dyshohet se bashkëpunon prej disa kohësh, ndërsa bëhet me dije se dyshohet se lënda narkotike vinte nga Shqipëria.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat