Tentoi të vriste, autori në kërkim, kapen 2 kamerierë

Kronikë e zezë

Tentoi të vriste, autori në kërkim, kapen 2 kamerierë

Më: 28 janar 2015 Në ora: 11:35

Parandalohet një tentativë për vrasje nga ana e bluve të Durrësit. Dy shtetas përfunduan në pranga mbrëmjen e djeshme, pasi nuk kallëzuan ngjarjen e ndodhur, ndërkohë që autori është ende në kërkim. Ngjarja është shënuar më 26 janar në lagjen 13 të këtij qyteti.

Në prangat e policisë përfunduan shtetasit Enis Alizoti, 43 vjeç, banues në Golem Kavajë, si dhe shtetasi Sajmir Muçka, 31 vjeç, banues në Durrës. Dy të arrestuarit në flagrancë mësohet se punonin si kamerierë në lokalin ku ka ndodhur ngjarja.

Ndërkohë që autori i ngjarjes, një 34-vjeçar është shpallur në kërkim nga ana e Policisë së Durrësit. Për shtetasin me inicialet R.D., banues në Durrës, nisi një procedim penal, pasi rreth orës 19.30 më 26 janar në lagjen 13 Plazh Durrës, në një prej lokaleve, plagosi lehtë me armë zjarri në qafë shtetasin A.Q, 47 vjeç, banues në Durrës. Ngjarja mësohet se ka ndodhur për motive të dobëta.

47-vjeçari i plagosur ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe menjëherë pas ndihmës mjekësore është larguar për në banesë. Materialet për këtë rast i kaluan Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale ”Vrasje me dashje e mbetur në tentative” bazuar në nenet 76 e 22, 278 Kodi Penal për shtetasin R.D, si dhe “Mos kallëzim krimi”, bazuar në nenin 300, për shtetasit Enis Alizoti dhe Sajmir Muçka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat