Godasin bandën e grabitësve me dhunë, mes tyre 4 shqiptarë

Kronikë e zezë

Godasin bandën e grabitësve me dhunë, mes tyre 4 shqiptarë

Më: 28 janar 2015 Në ora: 10:31

Policia italiane ka goditur një grup mjaft të rrezikshëm që vepronte në zonën e Teramos, ndërsa në përbërjen e të cilit, sigurisht nuk mund të mungonin shqiptarët.

Sipas të dhënave që vijnë nga mediat vendase bëhet me dije se policia, përveç se ka bërë të mundur goditjen e grupit, ka parandaluar edhe një grabitje me armë që kishte planifikuar grupi. Të arrestuarit mësohet se ishin trafikantë hashashi dhe kokainë, ndërkohë kryenin edhe grabitje me dhunë biznesesh dhe banesash.

Nga të dhënat e policisë italiane mësohet se në mometin e ndërhyrjes së karabinierëve, grupi ishte duke tentuar grabitjen e një argjendarie në qendër të qytezës.

OPERACIONI

Karabinierët e Teramos në kuadrin e operacionit antikrim “Huatai” neutralizuan një bandë italo-shqiptare, që merrej me drogë dhe grabitje me armë. Karabinierët arrestuan 13 persona, katër prej të cilëve ishin shqiptarë. Katër të arrestuarit shqiptarë, ndonëse të lindur në Durrës, Shijak dhe Elbasan banonin me dokumente të rregullta në qyteza afër Teramos, si në Giulianova, në Alba Adritica dhe Tortoreto. Sipas medieve vendase mësohet se në grupin prej 13 personash u arrestuan edhe Igli Hyskaj, 36 vjeç, Daniel Spahiu, 30 vjeç, Olti Demaj, 33 vjeç dhe Erion Shima, 35 vjeç. Karabinerët, në kuadër të këtij operacioni sekuestruan 30 kilogramë drogë (hashish dhe kokainë).

U bë e mundur edhe parandalimi i grabitjes me armë të një argjendarie, po në Provincën e Teramos. Grupi dyshohet se bashkëpunon prej disa kohësh, ndërsa bëhet me dije se dyshohet se lënda narkotike vinte nga Shqipëria. Dyshimet bien pikërisht mbi dy durrsakët e arrestuar në këtë operacion, të cilët tashmë do të hetohen bashkë me grupin për një sërë krimesh të rënda të kryera prej kohësh në zonat ku banonin dhe që nuk janë zbuluar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat