"Banda e Durrësit", Lul Berisha, ja vendimi që rrëzoi burgimin përjetë

Kronikë e zezë

"Banda e Durrësit", Lul Berisha, ja vendimi që rrëzoi burgimin përjetë

Më: 28 janar 2015 Në ora: 10:25

Zbardhet vendimi i Gjykatës së Lartë që rrëzoi tre dënime përjetë të anëtarëve të bandës së Durrësit,dhe la në fuqi vetëm burgun përjetë të Indrit Dokles.Në këtë vendim, kanë qënë pjesërisht kundër dy gjyqtarët Admir Thanza dhe Ardian Dvorani, ndërkohë që Shkëlzen Selimi, Andi Çeliku dhe Artan Zeneli.

Sipas vendimit të gjykatës krimet e bëra nga Lulzim Berisha dhe Indrit Taullai duhet të gjykoheshin me kodin e vjetër të kohës kur dhe kanë ndodhur këto krime. Ndërkohë nga kjo klauzolë ligjore nuk ka përfituar Indrit Dokle, i cili nuk ka mundur të rrëzojë akuzat për një sërë vrasjesh dhe ti shpëtojë burgut përjetë. Ndërkohë gjykata e Lartë ka kthyer për rigjykim shtetasin Plarent Dervishaj, i dënuar ky me burgim përjetë.Në vendim,gjykata ka rëzuar edhe dy akuzat e rënda si “Organizatën kriminale” dhe “Grupin e strukturuar kriminal”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat