Hollandë, vrasja e vëllezërve Tola pranga shqiptarit të 2 në Slloveni

Kronikë e zezë

Hollandë, vrasja e vëllezërve Tola pranga shqiptarit të 2 në Slloveni

Më: 28 janar 2015 Në ora: 10:23

Një 24 vjeçar shqiptar është arrestuar pasi dyshohet si i përfshirë në vrasjen e dy vëllezërve nga Elbasani Florenc dhe Glevis Tola disa ditë më parë, në Roterdam të Hollandës.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat holandeze sipas të cilave 24 vjeçari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur u arrestua në Slloveni, lidhur me dyshimet e përfshirjes së tij në vrasjen e vëllezërve elbasanas.

Ky është shqiptari i dytë i arrestuar lidhur me vrasjen e Florenc dhe Glevis Tolës, ku pak ditë më parë, u arrestua një 26 vjeçar shqiptar i dyshuar si autor i vrasjes. 26 vjeçari u la në burg nga ana e Gjykatës në Hollandë, pasi sipas policisë, ka prova që ai është përfshirë në shkëmbimin e zjarrit kundër dy vëllezërve. Në këtë ngjarje mbeti i plagosur një tjetër i ri shqiptar, i identifikuar si Serxhio Piku.

Sakaq, mësohet se trupat e dy vëllezërve Tola janë nisur drejt Shqipërisë, për t’u varrosur pranë familjeve të tyre.

Dy të rinjtë shqiptarë janë vrarë në banesën e tyre në zonën e njohur si lagja e bullgarëve në Roterdam, ndërsa rreth pasdites së 15 janarit policia ka nisur hetimet e njoftuar nga fqinjët për të shtëna me armë.

Shkaqet për vrasjen e tyre mbeten ende të paqarta, ndërsa dyshohet se dy vëllezërit kanë qenë të përfshirë në një rrjet të trafikut të drogës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat