Aksident fatal në Rinas, një i vdekur, tre të plagosur

Kronikë e zezë

Aksident fatal në Rinas, një i vdekur, tre të plagosur

Më: 28 janar 2015 Në ora: 10:18

Një i vdekur dhe 3 të plagosur është bilanci i një aksidenti fatal ndodhur në aksin rrugor Tiranë-Rinas. Drejtuesi i një prej mjeteve, i cili mësohet se nuk kishte vendosur rripin e sigurimit, humbi jetën, ndërsa tre të tjerë mbetën të plagosur.

Përpalsja fatale mes dy mjeteve mësohet se ndodhi në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure (rreth orës 02:00), ku si pasojë e përplasjes së “Benzit” me targa AA 874 KU me një “Volsvagen” me targa AA 777 FU, humbi jetën drejtuesi i kësaj të fundit Albert Shtia. Po ashtu nga aksidenti mbeti i plagosur edhe Leon Kaza, i cili drejtonte mjetin tip "Benz", ku udhëtonin edhe prindërit e tij, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Nga hetimet paraprake, shkak për aksidentin është bërë shpejtësia tej normave të lejuara të qarkullimit me të cilën udhëtonin dy mjetet. Ndërkohë që viktima, nuk kishte vendosur rripin e sigurimit.

Për të shmangur sinjalin e makinës për vendosjen e rripit të sigurimit, mësohet se 31-vjeçari Shtia kishte vendosur një kapëse. Hetimet e uniformave blu lidhur me ngjarjen vazhdojnë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat