Mat, kryekomunari bleu 160 bojë printeri e në komunë s'ka printer

Kronikë e zezë

Mat, kryekomunari bleu 160 bojë printeri e në komunë s'ka printer

Më: 28 janar 2015 Në ora: 00:03

Shtatë zyrtarë të komunës Lis në Mat, përfshi edhe kryetarin e komunës akuzohen për falsifikim të dokumentave me pasojë një dëm ekonomik prej 10 milionë lekë.

Prokuroria e Matit njofton hetimi ka zbuluar se janë kryer pagesa për shërbime publike, të cilat janë tërësisht fiktive dhe nuk ka asnjë punë të kryer.

Janë kryer pagesa për shërbime të brendshme të komunës, të cilat janë tërësisht fiktive dhe nuk është marrë asnjë shërbim për paratë e shpenzuara. Është kryer një procedurë prokurimi publik për blerjen e rreth 160 tonerave bojë printeri, ndërkohë që komuna nuk ka printera.

I është shitur makina e komunës tip Land Rover, me vlerë 1.8 milionë lekë kryetarit të komunës, i cili e ka blerë me vlerë 125 mijë lekë pra, rreth 1.6 milionë lekë më lirë se sa vlera reale. Nen akuze prokuroria ka vene shtetasin Agim Selita kryetar komune dhe 6 zyrtare te kësaj komune.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat