Arrestohet për vjedhje energjie, i gjejnë armë në banesë

Kronikë e zezë

Arrestohet për vjedhje energjie, i gjejnë armë në banesë

Më: 27 janar 2015 Në ora: 21:02

Një 30-vjeçar që ishte shpallur në kërkim për vjedhje të energjisë, tashmë do të duhet të vuajë dy dënime.

D. Zefi ishte shpallur në kërkim nga policia për vjedhje të energjisë, por në momentin e arrestimit policia gjeti në banesën e tij një armë zjarri automatik, me dy krehra fishekë në banesën e tij.

Me sa duket dënimi për 30-vjeçarin do të jetë i dyfishtë, akuza e parë është ajo e vjedhjes së energjisë, ndërsa e dyta ajo e armëmbajtjes pa leje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat