Përplas për vdekje 70-vjeçarin në Elbasan-Librazhd, zhduket automjeti

Kronikë e zezë

Përplas për vdekje 70-vjeçarin në Elbasan-Librazhd, zhduket automjeti

Më: 27 janar 2015 Në ora: 18:34

Rreth orës 17:30 një automjet ka përplasur një 70-vjeçar i cili ishte duke kaluar rrugën në këmbë. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Librazhd në afërsi të fshatit Mengël.

70- vjeçari i identifikuar si Sabri Koloriu është transportuar në gjendje kritike për jetën në spitalin e Elbasanit ku si pasojë e plagëve të marra nuk ka mundur që të mbijetojë.

Policia e Elbasanit, në bashkëpunim me atë të librazhdit janë duke punuar për identifikimin e automjetit dhe bërjen të mundur më pas të arrestimi të drejtuesit që përveçse shkaktoi këtë aksident ka edhe përgjegjësinë e largimit nga vendngjarja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat