I ofruan ryshfet policëve rrugorë, pranga 2 të rinjve në Tiranë

Kronikë e zezë

I ofruan ryshfet policëve rrugorë, pranga 2 të rinjve në Tiranë

Më: 27 janar 2015 Në ora: 18:13

Dy të rinj janë arrestuar paraditen e sotme në Tiranë nga policia, pasi u kapën në flagrancë teksa i ofronin ryshfet punonjësve të Policisë Rrugore.

Efektivët e Policisë Rrugore në bashkëpunim më Seksionin e Krimit Ekonomiko-Financiar, kanë arrestuar 31-vjeçarin Lindor Ahmetaj, lindur në Skrapar dhe banues në Tiranë.

Ahmetaj i ofroi një shumë prej 1 mijë lekësh një efektivi të Policisë Rrugore, duke konsumuar veprën penale të, “korrupsionit aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Për të njëjtën vepër penale është arrestuar edhe 28-vjeçari nga Mati, Edison Cukali.

Cukali tentoi t’i jepte 2 mijë lekë të reja policit rrugor, pasi kishte kaluar semaforin me dritë të kuqe.

Dosjet e dy rasteve në fjalë janë dërguar nga policia në prokurori për hetime të mëtejshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat