Nusja rrihet nga burri dhe vjehrri

Kronikë e zezë

Nusja rrihet nga burri dhe vjehrri

Më: 27 janar 2015 Në ora: 11:00

Babë e bir janë vënë në prangat e policisë së Lushnjes, pas denoncimit të bërë nga nusja e të riut. Sadik Koçi 62 vjeç dhe Fitim Koçi 30 vjeç, me banim në fshatin Rremas të Lushnje, u arrestuan pasi në banesën e tyre në fshatin Remas, kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nuses së Fitimit, 21 vjeçares S.Koçi. 21 vjeçarja është paraqitur në polici me shenja dhune në trup dhe e tronditur, duke denoncuar të shoqin.

E reja ka thënë në polici se dhunohej vazhdimisht prej të shoqit dhe vjehrrit të saj, por se së fundmi goditjet ishin shtuar. Pas denoncimit 21 vjeçarja pohoi se nuk kishte më në plan të vijonte martesën, pasi jeta i ishte bërë e pamundur në familjen e të shoqit, ku ndihej e kërcënuar në çdo moment nga presioni psikologjik dhe goditjet e vazhdueshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat