Telefonon nënën “Po vras veten, nuk do më gjeni”, zbulojnë kufomën pas 3 muajsh

Kronikë e zezë

Telefonon nënën “Po vras veten, nuk do më gjeni”, zbulojnë kufomën pas 3 muajsh

Më: 27 janar 2015 Në ora: 08:30

Telefonata e 5 nëntorit të vitit 2014 ka qenë me të vërtetë terrorizuese për nënën e një burri 53 vjeçar i cili i ka thënë në telefon: “Do të vras veten. Do të fshihem mirë dhe nuk do ta keni aspak të lehtë të më gjeni”. Pas kësaj telefonate, 53 vjeçarit Claudio Benvenuti nuk i është gjetur më asnjë gjurmë.

Ai është larguar në këmbë nga banesa e tij në Sambruson si Dolo, në Itali, ku jetonte bashkë me të dashurën, të quajtur Ornella. Sipas familjarëve, burri kishte veshur diçka të lehtë në trup dhe mbante me vete një çantë të mbushur me ilaçe, të cilat ndoshta i ka përdorur për ti dhënë fund jetës. Nga ai moment, pavarësisht kërkimeve të shumta të kryera nga ana e policisë italiane, zjarrfikësit e forcat e policisë kufitare, Claudio nuk u bë më i gjallë.

Të shtunën e shkuar, në faqet e “Gazzettino”, nëna e Benvenuti kishte bërë një apel publik në të cilin thoshte: “Ju lutem ma gjeni djalin gjallë a vdekur qoftë ai. Jam e sigurt se nuk ka vrarë veten në ndonjë vend shumë të largët por do të jetë fshehur në ndonjë vend pranë shtëpisë”,- ka deklaruar gruaja e moshuar. Dhe në fakt kishte të drejtë. Mbrëmë, në orët e vona të natës, një banor i Sambruson di Dolo ka gjetur kufomën e burrit, në një zonë jo shumë larg shtëpisë, në mes të një fushe në fshat. Trupi i tij ishte fshehur nën gjethet e disa pemëve dhe siç mund të imagjinohet, ishte tepër e vështirë për tu dalluar nga kalimtarët, të cilët ishin tepër të rrallë në atë zonë.

Sipas të dhënave të para të autopsisë, dyshohet se burri ka ndërruar jetë pikërisht natën që ka telefonuar të ëmën. Pas 80 ditëve qëndrimi nën qiellin e hapur dhe nën kushtet e ndryshme atmosferike, mund të imagjinohet lehtësisht se në çfarë gjendje ishte katandisur kufoma e të ndjerit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat