Durrës, kamioni përplaset me veturën, humb jetën pasagjeri

Kronikë e zezë

Durrës, kamioni përplaset me veturën, humb jetën pasagjeri

Më: 26 janar 2015 Në ora: 21:46

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në qytetin e Durrësit.

Sipas policisë një kamion është përplasur me një veturë tip ‘Benz’ me targa AA 353 JM në Spitallë.
Viktima është Silian Latifi, ndërsa ishte duke udhëtuar si pasagjer në mjetin tip ‘Benz’.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po heton për shkaqet e këtij aksidenti, ndërsa ka ndaluar dhe drejtuesin e kamionit, Kastriot Bajrami dhe atë të veturës Ardjan Beri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat