Makina përplaset me trajnerin, një i vdekur

Kronikë e zezë

Makina përplaset me trajnerin, një i vdekur

Më: 26 janar 2015 Në ora: 21:26

Një aksident rrugor i ka marrë jetën një burri në zonën e ish-kënetës në qytetin e Durrësit.

Nga burimet në vendin e ngjarjes, mësohet se një makinë tip “Benz” me targa AA 303 Jm u përplas me një trajner duke lënë të vdekur në vend shtetasin S. Latifi. Ky i fundit ishte pasagjer, ndërkohë, drejtuesi i automjetit Ardjan Beri mbeti i plagosur.

Policia mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes, nga ku ka nisur hetimet për zbarrdhjen e rrethanave të plota të aksidentit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat