Vodhi varësen 4 milionë euro, 12 vjeçarja kërkohet nga policia

Kronikë e zezë

Vodhi varësen 4 milionë euro, 12 vjeçarja kërkohet nga policia

Më: 26 janar 2015 Në ora: 21:03

Ka hyrë në një dyqan bizhuterish luksoze në Hong Kong dhe e ndihmuar nga disa bashkëpunëtorë, pasi i ka vënë syrin një varëseje me diamante 117 karat, e ka marrë dhe është larguar sikur të mos kishte ndodhur asnjë gjë. Vlera e sendit të vjedhur është plotë 4.6 milionë dollarë (pak më shumë se 4 milionë euro). Protagoniste e kësaj ngjarje, siç raporton South China Morning post, është një vajzë mes moshës 12-14 vjeç, e cila nuk është gjetur ende nga policia. Sipas autoriteteve, të premten në mbrëmje, dy persona të veshur mirë, burrë e grua rreth moshës 30-40 vjeç, kanë hyrë në një nga dyqanet e rrjetit të bizhuterive Emperor Watch & Jewellery, duke u shtirur se donin të kryenin disa blerje. Ndërsa personeli ishte i zënë me të rriturit, vajza ka marrë një nga çelësat, ka hapur sirtarin dhe ka vjedhur varësen. Siç tregojnë edhe kamerat e dyqanit, pasi ka kryer vjedhjen, vajza dhe personat që e shoqëronin janë larguar në qetësi të plotë nga vendi i ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat