Djali dhunon të atin dhe xhaxhanë për pronën

Kronikë e zezë

Djali dhunon të atin dhe xhaxhanë për pronën

Më: 26 janar 2015 Në ora: 12:10

Një 34-vjeçar ka dhunuar të babanë dhe xhaxhanë e tij. Ngjarja është shënuar në fshatin Gurëz të Kurbinit. 34-vjeçari Shkëlzen Bacaj nga Kurbini është arrestuar nga policia në kushtet e flagrancës, pas denoncimit të bërë ndaj tij.

Sipas policisë, Bacaj ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht babanë e tij R.Bacaj, 86 vjeç dhe xhaxhanë e tij R.Bacaj, 91 vjeç.

Bëhet me dijese prej kohësh 34-vjeçari kishte konflikte me të atin dhe xhaxhanë e tij, ndërsa dyshimet e para janë për konflikte pronësie.

Pas denoncimit në polici nga dy të dëmtuarit, blutë bën arrestimin e tij nën akuzën e “Dhunës në familje”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat