40-vjeçari i jep fund jetës duke u hedhur nga pallati

Kronikë e zezë

40-vjeçari i jep fund jetës duke u hedhur nga pallati

Më: 26 janar 2015 Në ora: 11:49

Një 40-vjeçar nga qyteti i Elbasanit i ka dhënë fund jetës së tij mëngjesin e sotëm duke u hedhur nga kati i tretë i pallatit ku jetonte.

Siç duket kanë qenë kushtet e vështira ekonomike ato që e kanë shtyrë 40-vjeçarin t’i japë fund në mënyrë tragjike jetës së tij.

Nga të dhënat e para mësohet se ai ishte në gjendje të rëndë depresive si pasojë e kushteve të vështira ekonomike.

Policia nuk e ka zbuluar ende identitetin e tij, por mësohet se ai është i martuar dhe me fëmijë.

Policia po heton për të zbuluar motivet dhe shkaqet që e shtynë kryefamiljarin drejt këtij akti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat