Vritet një person në Skenderaj, dy tjerë plagosen rëndë

Kronikë e zezë

Vritet një person në Skenderaj, dy tjerë plagosen rëndë

Nga: Diana Bunjaku Më: 26 janar 2015 Në ora: 10:22

Jeton Ferizi 30 vjeçar nga Skenderaj, pronar i linjës së Autobusëve, ka ndërruar jetë në QKUK në Prishtinë, si pasojë e gjuajtjes me armë zjarri, nga i dyshuari M . Ahmeti 42 vjeçar (shofer i autobusit). Mësohet se i dyshuari M. Ahmeti , i cili ka mbetur i plagosur, nga ky incident është në rrezik jete, dhe gjendet ende për kurim në Qendrën Klinike Universitare.

Gjithë epilogu tragjik kishte ndodhur në mëngjesin e së hënës, pikërisht në Stacionin e Autobusëve, kur dy pronarët e autobusëve të Kompanive private, kishin filluar ti “qërojnë” hesapet me armë zjarri. Fillimisht ata kishin filluar të fjaloseshin në mënyrë verbale, me njëri-tjetrin me fyerje e sharje, dhe më pas ishin dëgjuar krismat.

Sipas burimeve të gazetës “ Bota sot” , mësohet njëri nga të plagosurit i cili gjendet jashtë rrezikut për jetë, nuk kishte të bëj fare më zënkën, por i njëjti kishte hyrë në mes që ti qetësonte “ gjakrat” mes tyre.

Në kohën kur kishin filluar krismat, njëri nga të plagosurit, i cili tanin gjendet në QKUK, për shërim të mëtutjeshëm, kishte qëlluar në çajtore, i cili me vrap kishte dal nga aty, që ti ndante dy palët. Megjithatë ende nuk dihet, nëse viktima i plagosur, i cili kishte hyrë ti ndante ata në mes, ishte qëlluar aksidentalisht nga të dyshuarit e involvuar në këtë rast apo me qëllim. Sipas zyrtarëve të Policisë së Kosovës, konflikti rreth linjës së autobusëve, në mes të dy personave përfundoi me një të vdekur dhe dy të plagosur.

Avni Zahiti, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së jugut, po ashtu bëri të ditur se dy të plagosurit tjerë, njëri në cilësi të të dyshuarit M. A. 44 vjeçar po vazhdojnë të kurohen në QKUK.
Ai ka njoftuar se gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetë, ndërsa i plagosuri i tretë, A. K. 41 vjeçar, (kalimtar rasti) kishte pësuar plagë aksidentalisht, derisa po mundohej t’i jepte ndihmë njërit nga të plagosurit.
Sipas tij, lidhur me veprën penale të ‘vrasjes së rëndë’ Policia ka bërë bastisjen dy lokacioneve të ndryshme, gjegjësisht shtëpive të palëve të përfshira në vepër penale. Përveç bastisjes janë arrestuar dy persona tjerë në cilësi të të dyshuarve, mbi elemente të dyshimit të bazuar në lidhshmëri me veprën penale.
“ I dyshuari i parë M. A. dyshohet për vepër penale ‘vrasje e rëndë’ edhe pse ndodhet (nën masa të sigurisë në QKUK). I dyshuari i dytë A. F. dyshohet për vepër penale ‘vrasje në tentativë’ (të cilit i është caktuar masa e ndalimit policor), kurse i dyshuari i tretë A. L. dyshohet për vepër penale ‘mbajtje në pronësi, kontroll të paautorizuar të armësi cili (është liruar për procedurë të rregullt). Ndërsa trupi i pajetë i viktimës Jeton Ferizi 30 vjeçar nga Skenderaj, është dërguar për obduksion mjeko-ligjor”, ka bërë të ditur zëdhënësi i PK-së për rajonin e Mitrovicës së jugut, Avni Zahiti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat