Alarm për mjet shpërthyes në Prishtinë

Kronikë e zezë

Alarm për mjet shpërthyes në Prishtinë

Më: 26 janar 2015 Në ora: 09:32

Një femër, shtetase e huaj, ka raportuar dje në polici se derisa ishte në banesën e saj në Prishtinë, një i dyshuar i panjohur ka trokitur në derë dhe kur ajo ka hapur derën, një i dyshuar ka komunikuar në gjuhën gjermane dhe i njëjti dëshironte që ta shqetësonte atë me informata lidhur me gjendjen e sigurisë.

Më pas i dyshuari i ka thënë viktimës se ekziston dyshimi qe të dyshuar të panjohur do të vendosin një mjet shpërthyes me Gas. Policia e Kosovës ka bërë të ditur se njësitet e saj kanë kontrolluar lokacionin për rreth por nuk kanë gjetur asgjë të dyshuar. Hetimet përkitazi me rastin ende janë duke vazhduar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat