Iu vodhi lekët e energjisë, banorët denoncojnë postierin

Kronikë e zezë

Iu vodhi lekët e energjisë, banorët denoncojnë postierin

Më: 25 janar 2015 Në ora: 16:18

Një postier nga fshati Pulah i Korçës është denoncuar nga banorët, pasi sipas tyre ai nuk ua ka shlyer faturat e energjisë pranë OSHEE-së, duke i kthyer në debitorë.

Banorët pohojnë se çdo muaj ata i dorëzonin lekët tek postieri i komunës, ndërsa sot ata mund të ngelen pa energji, pasi rezultojnë debitorë gjatë vitit 2010. Banorët shprehen se i kanë të gjitha librezat e rregullta, por ata rezultojnë debitorë në sistemin e OSHEE-së.

Të irrituar ata thonë se janë detyruar të paguajnë faturat e energjisë për të dytën herë, ndërsa akuzojnë postierin e komunës për mashtrim pasi i ka futur lekët në xhep duke i lënë ata debitorë prej vitesh. Ndërsa apelojnë që t'iu kthejnë lekët , banorët kërkojnë që personi përgjegjës të vihet para drejtësisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat