Krujë, fshatarët i presin me armë, grabitësit ia fusin vrapit

Kronikë e zezë

Krujë, fshatarët i presin me armë, grabitësit ia fusin vrapit

Më: 25 janar 2015 Në ora: 14:39

Grabitjet janë kthyer në një mankth për banorët e fshatit Bilaj në Krujë, teksa mungesa e një poste policie ka bërë që banorët të bëjnë roje vetë gjatë natës, madje dhe të armatosur.

Dhe ky veprim ka filluar te japë edhe frytet e para, teksa mbrëmjen e djeshme katër hajdutë kanë hyrë në fshat më një fouristradë me synimin për të grabitur. Në hyrje të fshatit ata janë përballur me të shtëna armësh në drejtim të mjetit, çka ka shkaktuar panik tek grabitësit. Ata kanë braktisur mjetin dhe janë larguar në këmbë pasi kanë kuptuar se edhe forcat e policisë të njoftuar nga banorët nuk ndodheshin shumë larg.

Gjatë arratisë ata nuk kanë munguar as të shtënat në ajër.

Policia e Krujës ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të plota të kësaj ngjarjeje dhe identifikimin e grabitësve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat