"Ju ma keni thyer derën e shtëpisë pas luftës"

Kronikë e zezë

"Ju ma keni thyer derën e shtëpisë pas luftës"

Më: 25 janar 2015 Në ora: 11:55

Rr. Haxhi Sadria, Podujevë 24.01.2015 ora 18:10. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K-shqiptar pasi që të njëjtit dyshohet se kanë kanosur viktimën mashkull K-shqiptar në oborrin e vet duke ia drejtuar një pistoletë ngjyrë të zezë dhe duke i thënë viktimës se “ju ma keni thyer derën e shtëpisë pas luftës”. Me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake është bërë bastisja e shtëpisë së dyshuarve por nuk është gjetur asgjë e dyshuar. Të dyshuarit pas intervistimit me urdhër të prokurorit dërgohen në mbajtje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat