Aksidentohet familja, humb jetën kryefamiljari, plagoset gruaja dhe vajza

Kronikë e zezë

Aksidentohet familja, humb jetën kryefamiljari, plagoset gruaja dhe vajza

Më: 24 janar 2015 Në ora: 19:08

Një familje u përfshi në një aksident rrugor që ndodhi në orët e pasdites në autostradën Levan- Tepelenë në afërsi të fshatit Fratar. Mësohet se mjeti tip benz doli nga rruga dhe për pasojë humbi jetën drejtuesi i mjetit Flamur Ismaili, 55 vjec . Në aksident mbetën të plagosur rëndë gruaja dhe vajza e tij 18 vjece. Shkak i aksidentit dyshohet të ketë qënë shpejtësia e lartë dhe lagështira në rrugë. Familja nga Gorishova po kthehej nga një drekë te të afërmit në Fratar .

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat