Aksident në rrugën Pejë-Prishtinë, një person i lënduar

Kronikë e zezë

Aksident në rrugën Pejë-Prishtinë, një person i lënduar

Më: 24 janar 2015 Në ora: 13:25

Në aksin rrugorë në Pejë-Prishtinë, ka ndodhur një aksident. Një person është lënduar, ndërkaq që janë shkaktuar kolona të gjata në komunikacion.

Dy kamionë të kompanisë “Bechtel & Enka”, janë përfshirë në një aksident trafiku i cili ka ndodhur në rrugën Pejë-Prishtinë, saktësisht në Sllatinë.

Dëshmitarët të cilën ndodhen në vendin e ngjarjes, kanë thënë për lajmi.net se lëndime të lehta ka pësuar njëri prej shoferëve të kamionit.

Në vendin e ngjarjes kanë dal ndihma e shpejtë, policia dhe zjarrfikësit. Ky aksident thuhet se ka shkaktuar kolona të gjata në komunikacion.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat