Bashkëjetuesja e mitur denoncon 29- vjeçarin: Më dhunoi seksualisht

Kronikë e zezë

Bashkëjetuesja e mitur denoncon 29- vjeçarin: Më dhunoi seksualisht

Më: 24 janar 2015 Në ora: 09:22

Arrestohet një 29-vjeçar i akuzuar për marrëdhënie seksuale me një të mitur me dhunë. Denoncimi i rastit në fjalë ndaj të riut me banim në Kodër-Mulliri, Lezhë, është bërë nga vetë e dhunuara.

15-vjeçarja pretendon se ka bashkëjetuar me këtë person, por gjatë kësaj kohe ai e ka dhunuar fizikisht dhe seksualisht

Mësohet se 15-vjeçarja me inicialet M.C. kallëzoi 29-vjeçarin Taulant Lleshi, pasi ka kryer marrëdhënie seksuale pas dëshirën e saj dhe ka ushtruar dhunë fizike.

Ndërkaq materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprat penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë më të mitur të moshës 14-18 vjeç” dhe “Shtrëngimi ose pengimi për të bashkëjetuar ose për të zgjidhur martesë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat