Aksidenti në Mal të Zi, momentet e fundit të Orenës para rrëzimit të autobusit

Kronikë e zezë

Aksidenti në Mal të Zi, momentet e fundit të Orenës para rrëzimit të autobusit

Më: 27 dhjetor 2014 Në ora: 12:44

Orena Kuca, kjo është vajza 25 vjeçare, e cila për fat të keq humbi jetën në Malin e Zi, në aksidentin ku autobusi me 57 shqiptarë kishte shkuar për të festuar Krishtlindjen në Kroaci.

Orena Kuça, vajza tropojane, por me banim në Tiranë ishte pjesë e guidës turistike, por që jeta e saj u ndërpre në mes në këto ditë festash.

Ka qenë mbrëmja e 26 dhjetorit, kur autobusi me turistët po kthehej nga Kroaci dhe në rrugën mes Tivarit dhe Ulqinit shoferi ka humbur kontrollin duke u përmbysur dhe si pasojë Orena mbeti viktimë, ndërsa 31 persona të tjerë u plagosën.

Në rrjetin social facebook, Orena kishte publikuar edhe disa foto të dates 25 dhjetor, ditës së Krishtlindjes në Dubrovnik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat