Detajet e aksidentit tragjik në Tivar

Kronikë e zezë

Detajet e aksidentit tragjik në Tivar

Më: 27 dhjetor 2014 Në ora: 11:36

Autobusi me shqiptarë, që u aksidentua mbrëmë në Mal të Zi, mund të ketë dalë nga rruga për shkak se ajo ishte e ngushtë dhe në një moment shkëmbimi, njëra gomë ka rrëshqitur.

Policia e Malit te Zi përcakton si shkak të aksidentit rrugën e ngushtë dhe terrenin e papërshtatshëm për t’u ndërruar dy automjete.

Kështu shkruajnë mediat malazeze.

31 persona u plagosën nga askidenti në Malin e Zi, ku një autobus me 57 shqiptarë doli nga rruga duke u rrëzuar dhe si pasojë mbeti e vdekur një 25- vjeçare, Orena Kuça.

Ngjarja ndodhi ditën e djeshme rreth orës 18:00, kur autobusi me 57 persona, i cili drejtohej nga Shkëlqim Cali, kishte shkuar për të festuar Krishtlindjen në Kroaci dhe po kthehej nga Dubrovniku drejt Tiranës.

Një nga udhëtarët që ndodhej në autobus rrëfen momentet e aksidentit. Ai shprehet se në atë moment shoferi i hapi rrugë një mjeti që donte të parakalonte dhe shoferi nuk kishte shumë faj.

“Shoferi donte të hapte krahun një makine që kishim nga prapa për parakalim. Jo se kishte shumë faj se nuk kishte çfarë të bënte shoferi, thjesht rrëshqiti goma e djathtë dhe mori saltro autobusi 2-3 herë”.

Pasagjeri tregon se autobusi nuk ishte me shpejtësi në ato momente.

Në këtë rrugë ndodhin aksidente çdo ditë thonë banorët e zones.

“Këtu në këtë rrugë ndodhin aksidente çdo ditë, është shumë e ngushtë dhe është shumë e vështirë që dy automjete të kalojnë. Ne çdo ditë jetojmë me frikën e ndonjë aksidenti,” tha Samir Pelinkoviç.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar edhe Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja.

Për këtë ngjarje ka reaguar edhe Presidenti Bujar Nishani.

“Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka dërguar këshilltarin e tij, Flamur Gashi në spitalin e Tivarit për t’u interesuar për situatën pranë të aksidentuarve. Presidenti i Republikës pati një bisedë në telefon me disa prej të lënduarve dhe u njoh me gjendjen e tyre. Presidenti shpreh dhimbjen dhe ngushëllimet më të thella për viktimën e këtij aksidenti, i uron shërim sa më të shpejtë të gjithë të plagosurve si dhe shpreh vlerësimin dhe mirënjohjen e Tij për autoritetet vendore dhe spitalore të Tivarit dhe Podgoricës për gadishmërinë dhe shërbimet e ofruara për qytetarët shqiptarë,” thuhet në një njoftim.

Të plagosur

1-Remzi Nurka
2- Jarina Radovani
3-Aleks Manoli
4-Jomida Deda
5-Arbër Taledhi
6-Jani Qendro
7- Ermal Dhembro
8-Nurina Kaca
9-Sheri Reka
10- Edona Mulla
11-Jymir Xatoksi
12-Eralda Meho
13-Durja Camaj
14-Ndue Camaj
15-Ariela Qendro
16-Kristofor Moviti
17-Sibela Feti
18-Klevik Paskani
19- Irena Nurka
20-Nesad Didrek
21-Kriselda Veis
22-Marika Hormoviti
23-Luljeta Camaj
24-Klavdie Ndreu
25-Iman Kaca
26-Leonora Ndreu
27-Neshat Ndreu
28-Edjon Kuca
29-Elisa Kuca
30-Enadije Kuca
31-Doruntina Kuca

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat