Konflikt për pronësinë, 51-vjeçari përzë nënën nga shtëpia

Kronikë e zezë

Konflikt për pronësinë, 51-vjeçari përzë nënën nga shtëpia

Më: 27 dhjetor 2014 Në ora: 09:31

Një 51-vjeçar nga Tirana ka nxjerrë në mes të katër rrugëve dy ditë më parë nënën e tij 74-vjeçare, për shkak të një konflikti për pronësinë e banesës.

Mësohet se 51-vjeçari me inicialet A.A, i cili jeton në Gjermani, ka përzënë nënën e tij me inicialet P.A nga banesa që e kishin të përbashkët.

Sipas policisë së Tiranës, dy ditë më parë rreth orës 11:00, djali ka shkuar në banesën e tij në rrugën “Myslym Shyri” në kryeqytet dhe pas debateve me të e ka nxjerrë nënën e tij nga shtëpia.

Konflikti mes të moshuarës dhe djalit të saj për pronësinë e banesës është mjaft i gjatë. Me pretendimet se ajo i përket atij, 51-vjeçari e ka shpërfillur faktin se e ka nënë, duke e nxjerrë të moshuarën jashtë.

Menjëherë pas kësaj, e moshuara i është drejtuar policisë duke denoncuar ngjarjen. Ndërkaq, kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat