Francë, kapen “piratët” shqiptarë të arit

Kronikë e zezë

Francë, kapen “piratët” shqiptarë të arit

Më: 26 dhjetor 2014 Në ora: 17:55

Policia franceze ka arrestuar tre ditë më parë pesë shqiptarë, mes të cilëve edhe një të mitur, të cilët akuzohen për vjedhje dhe grabitje banesash.

Të arrestuarit, nga mosha 15 deri 32 vjeç, u kapën në Hotel Langueux 22, në komunën Saint-Brieuc, në veriperëndim të Francës.

Ata dyshohet se janë autorë të shumë vjedhjeve në shtëpitë e zonës. Ata vidhnin në mes të ditës, ndërsa sendet e preferuara ishin bizhuteritë e floririt dhe pajisje multimediale.

Policia ra në gjurmët e grupit pas denoncimeve të vazhdueshme të banorëve të komunës. Gjatë kontrolleve në banesat e tyre, policia gjeti sasi të mëdha të bizhuterive të vjedhura dhe pajisje të shtrenjta multimediale.

Autorët kishin në plan që pas shitjes së mallit të vjedhur të udhëtonin drejt Britanisë së Madhe.

Prokurori i Saint-Brieuc ka nisur një hetim penal ndaj katër personave të rritur, ndërsa i mituri është mbyllur në një qendër arsimore rehabilitimi.

Personat në fjalë kanë dalë të mërkurën para gjykatës për t’u njohur me akuzën e vjedhjes dhe grabitjes së pronës me dhunë. Momentalisht ata ndodhen në paraburgim, ndërsa hetimet për aktivitetin e tyre kriminal vijojnë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat