Aksidentohet djali i Vangjush Dakos

Kronikë e zezë

Aksidentohet djali i Vangjush Dakos

Më: 25 dhjetor 2014 Në ora: 14:46

Djali i kryebashkiakut të Durrësit është përfshirë në një aksident rrugorë mbrëmjen e djeshme. 20-vjeçari Xhulio Dako, i biri i Vangjush Dakos, mësohet nga burimet policore se, u aksidentua në të dalë të Durrësit, teksa drejtohej për në kryeqytet.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur në rrethrrotullimin e Kënetës, zonë e cila shpesh është bërë burim aksidentesh.

Ai u transportua në spital në Tiranë, për mjekim të specializuar sipas “Panorama”, e cila bën me dije nga burimet spitalore se 20-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën, por ka thyer tre brinjë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat