Zbulohet anëtari tjetër i bandës së “Babagjyshërve”

Kronikë e zezë

Zbulohet anëtari tjetër i bandës së “Babagjyshërve”

Më: 22 dhjetor 2014 Në ora: 21:40

Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim sot shtetasin Mark Shpendi, pasi dyshohet si anëtari i dhjetë i bandës së “Babagjyshërve”.

Emri i Shpendit ka dalë marrjes në pyetje të anëtarëve të tjerë që dyshohen për një sërë vjedhjesh.

Ndërkohë kujtojmë që dy ditë më parë, të shtunën, policia arrestoi pjesëtarin e nëntë, Edmond Selala.

Banda e “Babagjyshëve” është një grup i strukturuar kriminal me qëllim grabitjen. Organi i akuzës ka arritur në konkluzionin se numri i personave të implikuar në këtë bandë është 13, nga 8 persona që dyshoheshin fillimisht.

Policia ra në gjurmët e tyre gati 1 vit pasi grabitën një argjendari në një qendër tregtare, duke përfituar nga veshja e babagjyshit të Vitit të Ri.

Autoritetet shqiptare kanë shpallur në kërkim Fatmir Pjetrin, 28 vjeç, banues në Tirane, i dënuar më parë në Greqi për vjedhje me dhunë dhe armë; Dritan Kolën, 36 vjeç, banues në Shkodër, i dënuar në Greqi për vjedhje me dhunë dhe armë; Saimir Kalën, 31 vjeç, banues në Kurbin.

Ndërsa një nga pjesëtarët e këtij grupi kriminal, Artur Tafani, është vrarë në muajin korrik 2014 në Dibër të Madhe gjatë grabitjes me armë të dy argjendarive.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat