27 vjet burgim bandës shqiptare të drogës në Britani

Kronikë e zezë

27 vjet burgim bandës shqiptare të drogës në Britani

Më: 22 dhjetor 2014 Në ora: 20:19

Një bandë shqiptare droge, që ka ndihmuar në organizimin e distribuimit të kokainës me shumicë në Norwich, e cila në vlerën e shitjes në rrugë arrin shifrat e 120 mijë funteve, janë dënuar me burg për më shumë se 27 vjet.
Banda sillte drogën nga Londra në baza të ndryshme në Norwich, ndërsa një prej liderëve të këtij grupi shiste kokainë në rrugë ndërsa punonte në një dyqan si sigurim, është thënë në Gjykatën e Norwichit.

Një konfiskim tjetër ka ndodhur në momentin kur policët kishin ndaluar një makinë në rrugën A1066 në Thetford.

Banda u shpërbë pas një operacioni të fshehtë nga policia e Norfolk-ut, me emrin e koduar “Rome”, nga dhjetori 2013 deri në mars të këtij viti, raporton Koha.net.

Dy pjesëtarë tjerë të bandës kanë sjellë heroinë në vlerë të çmimit të rrugës prej 40,000 funtesh në Essex.

Christopher Morgan, prokuror në Gjykatën e Norwichit, tha se njeriu kryesor për sa i përket lidhjeve në Norfolk, ka qenë Rim Stafuka, 33-vjeç.

Morgan thotë se Rim Stafuka kryente edhe shitje të drogës në rrugë, ndërsa pritej nga ai që të kryente punën e sigurimit në një qendër tregtare në Norwich.

“Atij i afroheshin individë derisa ai qëndronte jashtë objektit dhe transaksionet kryheshin pas shkëmbimit të mallit me një shtrëngim të duarve”, thotë ai.

Ai ka treguar se droga është sjellë nga Londra, dhe shoferi i taksisë, Petrit Spahija, 57-vjeç, ishte një prej të rekrutuarve që shfrytëzohej për transportimin e drogës nga Londra për në Norwich.

Të pesë të pandehurit u dënuan për konspiracion të furnizimit me drogë të Klasës A ndërsa Rim Stafukan, 32-vjeç nga Berners Close, Norwich, përballet edhe me akuza për spastrim parash. Ai u dënua me tetë vjet burgim. Bernard Stafuka, 30-vjeç, nga Clarence Road, Norwich, u dënua me gjashtë vjet burgim dhe Petrit Spahija, 57-vjeç nga Londra, u dënua me 4 vjet burgim.

Dy të pandehurit e përfshirë në operacionin në Essex, Bonni Tufa, 25-vjeç pa ndonjë adresë të caktuar, u dënua me katër vjet burgim ndërsa Kamber Shera, 28-vjeç, nga Scarlet Road, Tuckswood, Norwich, u dënua me pesë vjet e katër muaj burgim.

Kujtojmë se nga të dënuarit, vetëm Petrit Spahija dihet që është nga Kosova.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat