Francë, 16 shqiptarë në kamionin me bredha

Kronikë e zezë

Francë, 16 shqiptarë në kamionin me bredha

Më: 22 dhjetor 2014 Në ora: 18:50

16 shqiptarë janë gjetur në një kamion me bredha Krishtlindjesh, i cili priste të hynte në një anije transportuese nga porti francez, Dieppe, për në portin britanik, New Heaven.

Agjentët doganorë francezë i kanë gjetur emigrantët e fshehur në mesin e bredhave të premten natën, gjatë një kontrolli rutinor të kamionit, i cili përgatitej të futej në një anije

Dy shoferë polakë të kamionit janë arrestuar dhe pritet që nesër të paraqiten para gjykatës, raporton agjencia AFP. Ndërsa emigrantët, me përjashtim të dy të miturve, janë dërguar në një qendër rajonale të arrestit.

Ndërkaq, autoritetet në të dyja anët e kufirit po përpiqen të ndalin valën e emigrantëve ilegalë, që synojnë të kalojnë nga Franca në Britani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat