I kishte vjedhur 600 euro, e dashura italiane e denoncon

Kronikë e zezë

I kishte vjedhur 600 euro, e dashura italiane e denoncon

Më: 22 dhjetor 2014 Në ora: 18:34

Një shtetase italiane ka kallëzuar penalisht një 34-vjeçar shqiptar, pasi sipas saj ai i kishte vjedhur rreth 600 euro.

Bëhet fjalë për shtetasin E.GJ, 34 vjeç, banues në Bulqizë. Policia ka nisur ndaj tij një procedim penal në gjendje të lirë.

Mësohet se shtetasja italiane me iniciale A.M 21 vjeç, banuese në Avelino ka bërë kallëzim penal në policinë e Durrësit sepse i dashuri i saj i ka vjedhur 600 euro.

Sipas saj ai i ka marrë shumën e parave dhe më pas është larguar në drejtim të paditur.
Policia ka shpallur në kërkim 34 vjeçarin, ndërsa materialet në ngarkim të tij i kanë kaluar Prokurorisë së qytetit Durrës për veprën penale të “Vjedhjes”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat